Korrupsioni, Basha: Llogje para kamerave, asnjë zyrtar para ligjit

66

“Paradë në sallë” e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha konferencën e qeverisë për të prezantuar platformën antikorrupsion. Në një status në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se ndryshe nga sa propagandohet, asnjë zyrtar i lartë nuk ka shkuar para përgjegjësisë penale për çdo rast denoncimi publik për korrupsion. Sipas tij, asnjë zyrtar i larte nuk ka shkuar para përgjegjësisë penale, çdo rast i denoncuar publikisht është marrë në mbrojtje sepse vete dyshja Rama­-Meta është simboli i korrupsionit. Basha akuzon dhe verine se nuk i përgjigjet shqetësimit të qytetarëve, të cilët janë në rrezikun e përmbytjeve.

Statusi në Facebook i kreu të PD, Lulzim Basha

Shqipëria nën ujë, qeveria paradë në salla. Në vend që të vihet në krye të Shtabit të Emergjencës për tju ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur, kryeministri bën llogje para kamerave. Në vend që të verë të gjitha resurset e shtetit në funksion të përballimit të emergjencës i mbledh zyrtarët si spektatorë guake për recitalin e radhës. Parada anti-korrupsion është një shfaqje e shpifur, ku ministrat e akuzuar për korrupsion, klientelizëm, për emërime të zyrtarëve me precedentë penalë, për favorizime të firmave të vëllezerve, fisit dhe klientëve ironikisht kërkojnë që të denoncohet korrupsioni tek ata. Asnjë zyrtar i lartë nuk ka shkuar para përgjegjësisë penale, çdo rast i denoncuar publikisht është marrë në mbrojtje sepse vete dyshja Rama-Meta është simboli, mburoja dhe garancia e korrupsionit politik.