Koret raciste kundër shqiptarëve në Bularat, reagon Bushati: Benjamin Disraeli na la një këshillë…

506
Sigal

Ministri Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar ditën e djeshme në Bularat ku gjatë varrimit të Kostandinos Katsifas nacionlaitët grekë shpërthyen në thirrje raciste dhe antishqiptare.

Bushati përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ka cituar një shprehje të ish- kryeministrit britanik Benjamin Disraeli, për të shpjeguar dhe qëndrimin e autoriteteve shqiptare.

Postimi i Bushatit

Benjamin Disraeli na la një këshillë për të gjitha kohët: “rrethanat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja jonë është në fuqinë tonë”. Si politikanë ne gjykojmë vetëm nga veprimet tona për të përzënë dhe për të zbutur rrethanat.