Korçë, Vlahutin: Reforma në drejtësi prioritet kyç për integrimin

518
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin apelon që politika të ngrihet mbi interesat partiake, ndërsa reformën në drejtësi, e quan një nga prioritetet kyçe të Shqipërisë për të vijuar në rrugën e integrimit. “Ky është një moment historik për vendin tuaj. Reforma në Drejtësi është një ndër prioritetet kyçe. Nëse reforma do të bëhet siç duhet do të ecni përpara. Partitë politike të ngrihen mbi interesat partiake”,- thotë ajo nga Korça. Sipas Vlahutin reforma duhet bërë me ndërhyrje aty ku duhet. “Integrimi në BE është në interes të gjithë vendit”.

Përsa i përket situatës së azilit politik në vendet e BE-së, kur vetëm në shtator kanë aplikuar rreth 7000 shqiptarë, Vlahutin tha se kjo nuk është rruga e duhur për të ndërtuar të ardhmen, sepse azili vlen vetëm për ata persona në ato vende ku u rrezikohet jeta. Vlahutin ishte në Korçë në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar dhe u takua me kryebashkiakun Sotiraq Filo. Më tej ambasadorja ka parë nga afër ndërmarrjen e përpunimit të ujit dhe ka vizituar shkollën bujqësore. Vlahutin tha se Korça në 4 vitet e ardhshme do të përfitojë 70 milion euro në bujqësi, por sipas saj duhen persona të mirëarsimur për menaxhimin sic duhet të këtyre fondeve.
Sigal