Korçari më i famshëm në Shqipëri apel shqiptarëve: I lini kafetë, bashkohuni në 16 mars të shpëtojmë

851
Sigal

Korçari më i famshëm në Shqipëri, Ilir Vrenozi ka një apel për të gjithë shqiptarët. Në videon e radhës ai ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve që në 16 mars të bashkohen dhe ti shpallin luftë së keqes duke  e rrëzuar atë.

Ai ju kërkon shqiptarëve të lënë kafet dhe të protestojnë, pasi atdheu ka nevojë për ta.

“Nëse do Shqipërinë Vrenozi ka një fjalë, ka një lutje

Nëse do të jetosh i lirë dhe beson të vetja vertetë bashkohu me dëshirë më datën 16

Ti që rri në heshtje dhe rri te shtëpia bashkohu me kureshtje, mëso se ç’është liria

Lufto për veten tënde, familjen edhe vlerat, mëso shiko me endje në kosh kur hidhen plerat

Kur jemi të bashkuar në emër të lirisë, shpresat mbajmë zgjuar. nder i bëjmë Shqipërisë

Ti që rri në lolal dhe shikon nga televizori, çohu dhe thuaj ndal këti lloj diktatori

Iu drejtohem atyre që akoma nuk kanë vendosur të çjerrin prej fytyre varfërinë për ta varrosur

Mendoni familjen tuaj dhe varfërinë, askush me ne të mos luaj, të lejmë Shqipërinë

Unë që ju drejtohem vuaj njëlloj si ju por kurrë nuk dorëzohem dua të vdes këtu

Ky është vendi jonë dhe jo i kusarëve, çohuni sa nuk është vonë Shqipëia e shqiptarëve

Nëse rrimë në heshtje, tulatur dhe nuk flasim, lirinë do kemi etje, ëndrrat do na i vrasin

Mos shikoni partitë, në djall të shkojnë të tërë, sa keq po vdesim përditë si delet na kanë bërë

Unë nuk shkoj pas Lulzimit as pas Monikës, unë shkoj pas Perëndimit dhe ndal ti themi frikës

Dele po na thonë, bar dot nuk hamë,çohu sa nuk është vonë të rrëzojmë këtë sulltan”, reciton Vrenozi në videon e mëposhtme.

L