Konventën e 16-të e FRPD, Basha: Të rinjtë votojnë, të rinjtë vendosin. Rinia zemra e PD

531
TIRANË-Kryetari i PD, Lulzim Basha ka qenë sot në Elbasan ku marrë pjesë sot në konventën e 16 të Forumit Rinor të PD duke përcjellë një mesazh ndaj rinisë shqiptare dhe garuesve për forumin e të rinjve të PD.
“ Një garë e fortë plot emocione ku ju vendosni me vote drejtuesit e forumit rinore dhe parathotë ndryshimin e madh që do të vijë nga rinia e Elbasanit dhe e gjithë Shqipërisë”, u shpreh Basha.
Sipas kreut të PD, të rinjtë kanë në dorë të vendosin për ndryshimin pasi janë shtresa që kanë kurajo dhe forcë për të shembur të vjetrën.
“Të rinjtë votojnë, të rinjtë vendosin. Ne japim një mesazh 25 vjecarë ne familjen tone politike se rinia eshte zemra e PD, nuk iu duan vetem per riperteritje qe te shtojme numra, por qe te merrni stafeten ne PD. Ju keni kurajon dhe forcën për të shembur të vjetrën.
Situata e rëndë ekonomike i ka rrënjët tek vesi, te mashtrimi që nga 300 mije vendet e reja të punës tek shëndetësia falas apo aksesi ne universitete.
73 mije kryefamiljare humbën vendet e punës në muajt shtator tetor, si pasoje e arbitraritetit arrogances kerbacit ne te ashtequajturin aksioin te informalitetit. Ne kete 25 vjetore shqiptaret meritojne nje qeverisje tjeter, shanseve per pune dhe barazi para ligjitit. Keta kane abuzuar 777 milion euro ne nje vit, keta qe kane vjedhur nga tatimet dhe doganat 250 mln dollare. Edi Rama me 40 hajdute pasurohen bejne vila, blejne jaguare e jetojne si sheik nga njeri cep ne cepin tjeter te botes ndersa populli dergjet neper kampet e refugjateve. Projektbuxheti i vitit te ardhshem eshte deshmi e qarte se asgje nuk do te permirsohet vetem perkeqesohet ne vitin qe vjen. Ne e kemi ne dore ta ndalim kete te keqe dhe ne do ta ndalim. 8 dhjetori po afron.
25 vjet me pare kush degjonte rrok rrezikonte burgun, kush thoshte s’ka buke rrezikonte burgun sepse keshtu vendoste byroja politike. Te rinjt e dhjetorit me ne krye Azem Hajdarin thanë jo byroja s’mund te vendosë per ne dhe u ngriten permbysen regjimin dhe hapen Shqipërinë. A do ti japim me kohe te keqes, a do t’i leme te vjedhin prap, te mashtrojne te madh e te vogel? 8 dhjetori po vjen perseri. Ju e keni ne dore, ne e kemi ne dore. Ta marrim kete energji te tëbrinjeve dhe ta sjellim ne Tirane para byrose se Edi Rames dhe ti themi ne e kemi ne dore tani dhe ne do te vendosim”.
Sigal