Konventa Kombëtare Zgjedhore, Ylli kandidon për Sekretar të Përgjithshëm të LSI: Dorëhiqem nga detyra shtetërore po fitova

436
Në kuadër të Konventës Kombëtare Zgjedhore që zhvillohet më datat 3-4 dhjetor, ka nisur edhe procesi i paraqitjes së kandidaturave për postet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Mësohet se anëtari i KDK-së dhe ish-anëtar i Kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli, ka paraqitur kandidaturën e tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së.
Ylli, i cili aktualisht është Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe i Sigurimeve Shoqërore, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij përmes një shkrese që i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, z. Luan Rama.
Dritan Ylli është shprehur se nëse zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të japë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të Sigurimeve Shoqërore për t’iu përkushtuar tërësisht organizimit të partisë.
Sigal