Konventa Kombëtare Zgjedhore, Silva Caka do të kandidojë për postin e Nënkryetares së LSI-së

498
Sigal

Në prag
të Konventës Kombëtare Zgjedhore, deputetja e LSI-së, Silva Caka ka paraqitur
kandidaturën e saj për postin e Nënkryetares së Lëvizjes Socialiste për
Integrim.

Caka, e cila do të garojë përballë
kandidates tjetër Kejdi Mehmetaj, ka zyrtarizuar kërkesën e saj me një shkresë
drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama.

Që nga viti 2013, Silva Caka është
deputete e Kuvendit të Shqipërisë si edhe anëtare e Komisionit për Çështjet
Ligjore dhe Administratën Publike.