Konventa Kombëtare Zgjedhore – Meta: Vendet e punës nuk hapen me kanabis. Shqipëria nuk mund të zhvillohet me kanabis

438
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim mbledh
Konventën Kombëtare Zgjedhore në pallatin e sportit “Asllan Rusi”

Kryetari i LSI-së Ilir Meta mban
fjalën

Vendet e punës nuk
hapen me kanabis. Shqipëria nuk mund të zhvillohet me kanabis ndaj ne kemi
detyrimin normal që të luftojmë me të gjithë forcën e shtetit dhe mjetet e
mundshme që kemi në dorë. Nëse mbjkellim kanabis sot nesër do të korrim krimin
e organizuar në të gjithë institucionet e shtetit  që do të kthehet në
bumerang. Politika pa vonesë duhet të realizojë një pakt pozitë opozitë
ashtu siç organizoi për reformën në drejtësi

Meta: Distancohemi
nga çdo retorikë demolizuese nga Athina apo Tirana

Asnjë çështje e
trashëguar nuk duhet të cënojë këtë miqësi dhe intersat e dy vendeve. Ndaj çdo
retorikë demolizuese nga Athina apo Tirana nuk i shërben marrëdhënieve mes
Greqisë e Shqipërisë dhe LSI distancohet nga kjo retorikë

 

Ilir
Meta: Shpresojmë në konsensus për listat e hapura, jo deputetë me tendera
në Kuvend

“Të mos çojmë në
kuvend deputetë që kërkojnë tendera dhe bëjnë persion ministrave. 
Shpresojmë në një
konsensus për listat e hapura si një e drejtë që i jepet qytetarëve për të
zgjedhur kandidatët më të mirë”

  Rekomandimet
e OSBE/ODIHR të adresohen urgjentisht

Ilir Meta:”Rekomandimet e OSBE/
ODIHR duhet të adresohen në mënyrë urgjente. Veçanërisht për të vendosur në
standard të pakompromentueshëm të transparesncës së financimit të partive dhe
pastërtisë ligjore të mandateve

Ligji i mbetjeve,
Meta: Shqetësimet të drejta. Duhet reflektim

Ilir Meta: “Edhe për ligjin e
mbetjeve po dëgjojmë me vëmendje dhe besojmë se duhet konsensus me shoqërinë
civile dhe reflektim i thellë për disa shqetësime të drejta të saj”

Meta: LSI s’ka bërë kompromis me
konfliktualitetin

Kryetari i LSI-së Ilir Meta tha
se “LSI-së i është dashur të bëjë kompromis por asnjëherë s’ka bërë
komprosim me konfliktualitetin prandaj politika jonë ka qenë mirëkuptimi dhe
bashkëpunimi”

Petrit Vasili i cili mban postin
e kreut të grupit parlamentar të LSI-së hapi konventen.

 “Ka jo kap
njerëz që mund dhe të mërziten nga LSI dhe shpesh më bëjnë pyetje: Si ka
mundësi? Por unë kam një përgjigje LSI rritet sepse nga njëra anë mundon të
frenojë të keqen dhe shtyn përpara të mirën”