Konventa e PAA, Agron Duka: “Mos ik, ti vlen për vendin tënd, Shqipëria është e jona”

446
Sigal

 

 

Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë ka nisur punimet e
Konventës së gjashtë në pallatin e Kongreseve. Me moton “Koha për Zgjidhje”,
PAA çeli konventën në sallën e koncerteve, ku jehonte kënga “Earth Song” e
Michael Jackson.

Gjatë
fjalës së tij, kryetari i PAA-së Agron Duka prezantoi programin e partisë që
drejton, ndërsa theksoi e sot më shumë se kurrë vlen thirrja “mos ik, ti vlen
për vendin tënd, Shqipëria është e jona”.

Duka ftoi
të bëhen pjesë e Partisë Agrare Ambientaliste të gjithë ata qytetarë që siç tha
ai, janë zhgënjyer prej demagogjisë dhe politikës konfliktuale.

“Së bashku
Shqipërinë mund ta kthejmë në një model suksesi.”- deklaroi ndër të tjera Duka.