Kontrolli në banesë, 4 oficerë të policisë gjyqësore mbërrijnë në shtëpinë e Tahirit

419
Katër oficerë të policisë gjyqësore kanë mbërritur në banesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të bërë kontrollin në banesë. Pas autorizimit nga parlamenti një ditë më parë, oficerët e policisë gjyqësore janë ngjitur në shtëpinë e zotit Tahiri bashkë me dosjet e tyre. Mesohet se në banesë bashkë me zotin Tahiri do jetë edhe avokati.
Më 19 tetor Prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit, Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda i kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.
Por dje maxhoranca votoi kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tij dhe pro kontrollit personal dhe të banesës.
Gjatë kësaj kohe përfaqësues të ndryshëm të opozitës kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se i la kohë Tahirit të zhdukte provat.
Sigal