Kontrolli anti-korrupsion në hipotekën e Kavajës/ Masa administrative për 17 specialistë

421
Sigal

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u shpreh se lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë në krye të prioriteteve të qeverisë.

Gjonaj tha se paralelisht po reformohen institucionet që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve.

Në këtë kuadër, ajo tha se Task Force ka kryer kontrolle në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë, nga ku janë gjetur një seri shkeljesh.

Gjonaj tha se janë shkelur afatet lidhur me kërkesat e qytetarëve, ose janë kryer veprime përtej çdo afati ligjore.

Ministrja e Drejtësisë bëri të ditur se janë ndërmarrë 17 masa disiplinore ndaj punonjësve të hipotekës në Kavajë.

“Vërejtje për paralajmërim me largim nga puna për 11 specialistë dhe vërejtje me shkrim për 6 të tjerë”, tha Gjonaj.