Kontratat e lobimit të PD me Washingtonin, prokuroria letërporosi Skocisë

535
Sigal

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një letërporosi autoriteteve skoceze lidhur me hetimin për kontratat e lobimit të PD me Washingtonin. Letërporosia në fjalë kërkonin formacion për aksioneret e kompanisë ‘Biniata’ dhe aktivitetin e saj.

Burimet e mbrëndshme thanë se kompania është e regjistriar në ofshore, por të dhënat në Skoci janë kërkuar pasi aktiviteteti është shtrire në këtë vend. Me heret prokuroria dërgoi letërporosi në SHBA për Nick Muzin.

Hetimi për këtë çështje nisi pas akuzave të Partisë Socialiste në lidhje me kontratat e lobimit, që sipas tyre nuk ishin deklaruar nga selia blu. Akuzat u bënë në një kohë kur u publikua dosja Habilaj e antimafias italiane, ku në qendër të akuzave u vu ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
PS pohoi se kontratat e PD janë financuar nga një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP”, ndërsa shuma për të cilën flasin socialistët është me një vlerë prej 675 mijë USD.