Kontrata me SHBA, Balla: Të hënën kallëzim në prokurori. Kreu i PD-së: Rama të flasë për lobingjet me Bilalin

597
Taulant Balla ishte i pari ai që në seancën e djeshme parlamentare, kërkoi Lulzim Bashës llogari lidhur me kontratën 1 milion dollarëshe. Ndonëse ishte seanca për buxhetin 2018, Balla iu drejtua Bashës duke thënë: Lulzim dil e thuaj, ku i gjete paratë që pagove kontratën 1 milion dollarëshe? Sipas socialistëve janë 1 milion dollarë që janë paguar nga PD-ja për llogari të disa kompanive amerikane. Ndërkohë PD pretendon se kontratat janë të rregullta dhe janë nënshkruar dhe zbatuar sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Edi Rama nga gjithë njerëzit për të bërë furtunën e radhës në gotë që t’i ikë pyetjeve që nuk u jep dot përgjigje për Tahirin, Habilajt, Balilajt, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, për llogaritë offshore që të ka akuzuar OSBE, për 200 milionë euro, i vure gishtin këtij, nuk e di, apo nuk do ta dish se ky ka rënë në rrjetën e hetimit për pastrimin e parave prej vitesh dhe nuk e mbron më as imuniteti, as fjalimet e stisura. Mos prit deri të hënën, çoje sot në Prokurori, çoja edhe FBI. PD ka deklaruar çdo shpenzim”, u shpreh Basha. Gjatë seancës së djeshme parlamentare, ka pasur debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me transaksione që Partia Demokratike ka kryer për të lobuar në SHBA. Sipas mazhorancës, PD-ja ka paguar paratë nëpërmjet kompanive offshore. Kryeministri, për një kohë të gjatë nuk e ka përmendur personin me emrin Bilal, por tani që afera e Partisë Demokratike, mund të rezultojë më e rëndë se afera e tij me Bilalin në SHBA, duket se kryeministri nuk e ka problem të përmendë edhe Bilalin, i cili sakrifikoi shumë për foton e Ramës me Obamën.
Sigal