Kontrata dhe aktiviteti i “Check-up”-it 110 milionë euro taksa publike, sekret si dosjet e “Gestapos”

69
Përparim HALILI
Grupi që fsheh aferën korruptive
Ndërsa edhe NATO publikon emrat e ushtarakëve shqiptarë që çohen me misione jashtë shtetit madje dhe me pamje filmike në ceremoni të posaçme, ministria e Shëndetësisë që vazhdon të “menaxhohet” akoma nga “aligatori” i koncesionit të Check-up”-it, të dializës, të monopolit të importit të ilaçeve, të krimit të rimbursimeve, të ushqimit e hoteleri-lavanderisë në spitale dhe monopolit të tenderëve, nuk publikon as listën e atyre që kanë bëjnë analizat dhe as kontratën e Check–up”-it, që ka si përfitues dy ortakë: Vilmën e cigareve dhe ministrin e “Hermesit”, biznesit të impulseve telefonike rurale me vlerë 250 milionë dollarë, të zhvatur me letra false në bashkëveprim me “Telekom” në kohën kur ishte zv/ministër i Ekonomisë. Çfarë ndodh? Kush bëhet mburojë e këtij skandal-krimi? Prej 30 muajsh, një kliente e kupolës politiko-ekonomike të vjetër e e të re të pushtetit të “rilindjes”, me aktivitet tregtare cigaresh dhe importuese-eksportuese duhani e deri parfumesh me etiketa të dyshimta, po vjel taksat e shqiptareve nëpërmjet një koncesioni klientelist, të dhënë me përzgjedhje klienteliste tipik skenar mafioz, nga ministria e menaxhuar nga ish-ministri Ilir Beqja, certifikuar me “emergjencë” edhe nga kryeministri Rama. bëhet fjalë për koncesionin e “Check-up”-it, me vlerë 110 milionë euro për 10 vite, me të drejtë zgjatje afati me 3 herë në çdo 10 vite, pra deri në 40 vjet, kohë kur kryeministri Rama do të jetë 90 vjeç e kur Vilma të jetë 106 vjeçe! Këto 110 milionë euro janë taksa publike, që paguhen nga shqiptarët dhe nuk është koncesion analizash falas, siç “jargaviten” ata që e kanë dhënë, mes tyre edhe disa ministra të zhytur në krime ekonomike-financiare e po kështu disa shërbëtorë “lecka pastrimi” me aktivitet zyrash (h)avokatie, njëherazi të gjithë bashkë, ortakë në këtë koncesion që mbet sekret deri edhe në listat atyre që bëjnë analizat, të cilët i i vërsulen me gjyqe medias denoncuese për të mbyllur gojën, duke e kërcënuar me pranga dhe gjoba banditeske! gazeta “Telegraf” ka denoncuar vazhdimisht këtë skandal me vlerë 110 milionë euro taksa shqiptarësh,të cilat përfundojnë në xhepat e një tregtareje cigaresh që është “mike dhe kliente” e kupolës dhe kreut të “Rilindjes”. Ne nuk kërkojmë prej saj, të dimë se ku i harxhon ajo 110 milionë eurot e shqiptarëve, por se për sa dhe si e kryen këtë shërbim , për të cilin i janë dhënë. E detyron ligji, që të jepet informacion publik, për çdo qindarkë publike që jepet tek privatët, qoftë edhe kur këto fonde publike i jepen si “ndihmë financiare” një ministri, deputeti apo familjari të tyre për shërbime mjekësore jashtë shtetit kur i zë edhe.. diareja nga grykësia në drekat dhe “darkat e punës”! Por as Vilma e “Check-up”-it, as ministria “Beqja” që e dha, as ministria e Financave që i shlyen miliardat edhe paradhënie e me lista fiktive në numër e emra, madje as kryeministri dhe asnjë institucion tjetër ligj-zbatues, nuk jep informacion për aktivitetin e këtij shërbim dhe nuk e detyron firmën koncesionare të jap informacion, siç e përcakton ligji. Gazeta “Telegraf” i është drejtuar institucioneve shtetërore për këtë bllokim informacion! Sot po i drejtohet edhe njëherë publikisht Prokurorisë së Përgjithshme, të cilën Vilma e përdor si mburojë për të mos dhënë informacion, duke deklaruar: “Jemi nën hetim”! Vërtetë që ky koncesion si aktivitet është nën hetim, për shkak se ka shtuar 100 mijë emra fiktiv në listë të cilët janë paguar nga taksat e shqiptarëve (sipas faktit të denoncuar në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë), por ama aktivitet po vazhdon në terr të plotë informativ, paçka se me akuzën që po bëhen hetime, aktiviteti i koncesionit duhej bllokuar për shkak se është krim i faktuar në komisionin parlamentar të shëndetësisë!