Konstituohet Këshilli Bashkiak i Pogradecit, betohet kryetari i ri Eduard Kapri

434
Këshilli Bashkiak i Pogradecit është konstituar ditën e sotme, ndërsa i pranishëm në ceremoni ka qenë edhe zv.kryeministri Niko Peleshi. Ditën e sotme është bërë gjithashtu edhe betimi i kryetarit të ri të Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri. Në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie, zv.kryeministri Peleshi shprehu gatishmërinë e Qeverisë për mbështetjen e pushtetit vendor. “Shpreh gatishmërinë e qeverisë për mbështetje dhe bashkëpunim me bashkinë në të gjitha fushat. 

Do të bashkëpunojmë për investime përgjatë vijës liqenore, në infrastrukturën rrugore e në turizëm. Projekti kryesor është aksi Qukës- Plloçë, Unaza e qytetit. Potenciali i zhvillimit të kësaj zone është me rendësi, dhe ne shpresojmë në partneritetin e bashkisë së Pogradecit”, u shpreh zv.kryeministri Peleshi. Procesi i konstituimit të Këshillit Bashkiak të Pogradecit në dy mbledhjet e kaluara u shoqërua me debate mes këshilltarëve të djathtë e të majtë, ndërsa në mbledhjen e sotme ky proces u arrit. Eduard Kapri është kandidati i PD në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për Pogradecin, dhe arriti të fitojë me gati 1 mijë vota diferencë ndaj kandidates së LSI, Diana Mile.
Sigal