Konstituohet Këshillat Bashkiak në Gramsh, Fushë Arrëz e Përmet, betohen kryebashkiakët e rinj

450
Këshilli Bashkiak i Gramshit me 20 anëtarë është kostituuar sot, të cilët u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Ky këshill përbëhet nga 5 anëtarë të djathtë dhe 15 të majtë. Sakaq, mësohet se përfaqësuesi i PSM-së nuk është miratuar, pasi rezulton të jetë dhe aksionieri i firmës së mirëmbajtjes së qytetit.
Po sot është konstituuar edhe këshilli Bashkiak i Përmetit, në krye të së cilit është zgjedhur kryetare Mira Fezga. Zonja Fezga është përfaqësuese e PS-së.
Pas zgjedhjes së këshillit ka bërë betimin edhe kryetari i ri i Bashkisë, Niko Shupali.
Në mbledhjen e parë kanë qenë të pranishëm edhe deputetët Vangjel Tavo dhe Arben Ahmetaj. Në mbledhje mungonte deputeti Vladimir Kosta.
Sakaq, ditën e sotme është konstituuar dhe Këshilli Bashkiak i Fushë Arrëzit. Me 11 vota në krye të këshillit është zgjedhur Zef Ndoci nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Pas betimit të tij, kryebashkiaku Fran Tuci pohoi se do të jap angazhimin e tij maksimal në shërbim të banorëve të kësaj zone.
Sigal