Konstituohen këshillat bashkiak Kavajë e Elbasan, betohen Roshi dhe Sejdini

519
Kryetari i ri i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka bërë betimin ditën e sotme gjatë një aktiviteti për konstituimin e këshilli bashkiak të kësaj bashkie. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Prefekti i qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi. Gjatë fjalës së tij perfekti tha se mbështetja i qeverisë për bashkinë e Kavajës është e pakursyer. Kjo bashki sipas Vorpsit është shumë e rëndësishme sepse pjesë e saj tashmë janë edhe komunat bregdetare të Kavajës. 
Këshilli Bashkiak i Kavajës ka 31 antarë, pasi një antare këtij këshilli dha dorëheqen në mbledhjen e parë të këshillit. Elbasan, Betohet kryebashkiaku Qazim Sejdini, kryetar i këshillit bashkiak zgjidhet Altin Idrizi
Altin Idrizi është zgjedhur kryetar i këshillit bashkiak të Bashkisë së Elbasanit. Në votim morën pjesë 49 antarë, të cilët votuan me 36 pro dhe 13vota kundër Idrizit.
Po ashtu në takimin e sotëm, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini bëri betimin para këshillit bashkiak. I pranishëm në këtë prezantim ishte edhe Ministri për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi, i cili id ha edhe shiritin e kryetarit kryebashkiakut Sejdini. Në momentin e dhënies së shiritit Çuçi tha se Sejdinit meriton të marrë 13 shirita po të bashkohen të gjitha vitet dhe mandatet e tij në krye të Bashkisë së Elbasanit.
Sigal