Konstitucionalisti Sokol N Hazizaj: Mos e përdorni Drejtësinë si Hale. Delegimi i gjyqtarëve të shkallëve të ulta në Gjykatën e Lartë është në kundërshtim me Konventën e të Drejtave

437
Sigal

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj  në një prononcim për gazetën “Telegraf” reagon ndaj projektligjit që përgatit qeveria, sipas Opinionit të EURALIUS, që të plotësojë Gjykatën e Lartë me gjyqtarë të përkohshëm , sipas modelit Kryeprokuror i Përkohshëm”, duke agrumentuar se kjo bie ndesh edhe me Konventën e së Drejtës dhe me Kushtetutën e Shqipërisë. Konstitucionalisti Sokol Hazizaj shkruan:

Lutem shumë, po shumë ama, të mos përdoret drejtësia si hale, kur sa herë i zë barku nuk pyesin sa i pastër është vendi ku shkarkohen.
Në këtë kuptim ideja e delegimit të gjyqtarëve të shkallëve më të ulëta pranë Gjykatës Lartë, vjen në kundërshtim flagrant me:
1. Nenin 6 të Konventës të Drejtave, ku parashihet krijimi i gjykatës vetëm dhe vetëm me ligj;
2. Kushtetuta e R.Sh dhe Ligji 96/2016 nuk parashikon gjyqtarë të përkohshëm;
3. I njëjti ligj i sipër cituar pranon vetëm emërimin dhe statusin e gjyqtarit për të gjykuar vetëm sipas emërimit, duke ndaluar gjykimin në shkallë tjetër;
4. KLGj sot nuk po përballon dot delegimet pranë gjykatave të së njejtës shkallë, jo më pastaj në Gjykatën e Lartë.
Konkluzion paraprak- Formula e gjetur, është e nxituar, përbën deformim total të gjithë thelbit të reformës. Në mënyrë absolute, të gjitha çështjet që do gjykohen në Gjykatën e të Drejtave (Stazburg) do jenë me rezultat negativ. O Servil (ekspertët vendas) e çuat drejtësinë në kolaps total. Le që ja futet vetes, por dhe ndërkombëtarëve.