Konstitucionalisti Gjata: Presidenti Meta mund ta rikthejë ligjin “Për Teatrin Kombëtar”

477
Sigal

Kampet politike kanë interpretime të ndryshme të Kushtetutës, nëse Kreu i Shtetit duhet ta kthejë apo jo ligjin për rishqyrtim në Kuvend. Mazhoranca pretendon se Meta nuk e ka të drejtën e firmës në këtë rast, pasi Kuvendi votoi dekretin dhe jo një ligj të ri. Për juristin, Çlirim Gjata, ky pretendim i PS-së bie pasi përmbajtja e ligjit është ndryshuar dhe vendosja e të njëjtit numër është antikushtetues.

Çlirim Gjata: Ka shkuar ligj me ndryshime, me disa nene të ndryshme, por ligj i ri. Nuk është më ligji që ka qenë, se u rrëzua me dekret të Presidentit dhe u miratuan ndryshimet e reja. Më thoni, ligji numër kaq, as titull dhe as nene, a është ligj? Juristi thotë se Presidenti ka të drejtë shqyrtojë dhe ta rikthejë ligjin në Parlament, pasi ligji i vjetër ka rënë. Çlirim Gjata: Ligji ka përmbajtjen, thelbësore është përmbajtja. Nuk mundet elementi formal të rrëzojë përmbajtjen, nuk mundet të ndryshojë ndryshimet në ligj. Tek Presidenti po shkon një ligj i ri dhe ai ka të drejtën ta kthejë sepse është herë e parë. Ligji i ndryshuar për Teatrin Kombëtar ka mbërritur në Presidencë të hënën ndërsa po shqyrtohet nga kabineti i Kreut të Shtetit. Meta ka afat 20 ditë për ta dekretuar, për ta kthyer në Kuvend ose ta kalojë në heshtje.