Kongresi i PS/ Mungon Nano dhe Meidani, shfaqet Ndoka

540
Fatos Nano dhe Rexhep Meidani nuk kanë qënë të pranishëm në Kongresin e PS, ndonëse një ditë më parë mediat hodhën teza të ndryshme. Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS, Fatos Nano, edhe pse ishte ftuar në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, ai nuk ka shkuar. Ftesë kishte marrë edhe ish-presidenti Rexhep Meidani, i cili gjithashtu nuk është parë të jetë i pranishëm në Pallatin e Kongreseve, ku po mbahen punimet. Vlen të theksohet pjesëmarrja e Arben Ndokës. Ndonëse u dorëhoq si deputet i Parlamentit, ai ka shkuar në Kongresin e PS. Edhe pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Ndoka ka qenë aktiv disa herë në aktivitetet e PS-së së Lezhës dhe është shfaqur në krah të ministrave.
Sigal