Kongresi i PS, Dule dhe Idrizi refuzojnë ftesën e Ramës

474
Idrizi dhe Dule mesa duket kanë refuzuar ftesën e Edi Ramës në Kongresin e PS. Ndonëse ishte ftuar në këtë Kongres që mblidhet për herë të parë pas 5 vitesh, kreu i çamëve ka refuzuar ftesën e kryetarit Edi Rama. Sikundër tij ishte ftuar edhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule. Edhe ai e ka refuzuar ftesën e PS dhe nuk ka shkuar në Kongres. Dy javë më parë, Dule akuzoi kryeministrin Rama se është ai përgjegjës për futjen në Parlament të personave me rekorde kriminale.
Sigal