Kongresi i PS, Blushi: Kam kërkuar fjalën, varet kur do ma japin

431
Një axhendë e ndryshuar dhe një pikëpyetje mjaft e madhe se kur do ta marrë fjalën Ben Blushi. Deputeti “rebel” ndonëse nuk i është përgjigjur me kortezi ngritjes në këmbë pas përfundimit të fjalimit të Ramës, ai po ndjek nga afër punimet e Kongresit dhe është në pritje të marrjes së fjalës. Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur punimet ditën e sotme në oren 10:00 të paradites. Kongresi pritej të hapej nga fjala e kryetarit Edi Rama, por në fakt ishte Erion Veliaj ai që i uroi mirëseardhjen socialistëve nga e gjithë Shqipëria. Ajo që pritet me mjaft interes është fjala e deputetit Ben Blushi, i cili ka bërë me dije se është në pritje të këtij momenti. Blushi është duke ndjekur punimet dhe tha se do të njoftohet nga organizatorët se “kur do i jepet fjala”.
Sigal