Kongresi i grave të PPE: Shqiptarët, azilkërkues për ti shpëtuar mjerimit

457
Albana Vokshi, kryetarja e Lidhjes Demokratike te Gruas se Shqiperise, denoncoi në Kongresin e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane, politikat korruptive te qeverise ne Tirane, që e kanë zhytur Shqipërinë në varfëri dhe kanë shkaktuar eksodin më të madh ekonomik në historinë e Europës. 
Deputetja e Partisë Demokratike, znj. Vokshi deklaroi se shumica e familjeve shqiptare që po kërkojnë azil në Gjermani, nuk kanë asnjë të ardhur dhe korrupsioni shtetëror i ka perjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. 
Në Shqipëri, theksoi Vokshi, kryeministri merr borxh për luksin e qeveritarëve ndërsa statistikat zyrtare tregojnë se mbi 30% e shqiptarëve jetojnë në varfëri ekstreme. Fushatat korruptive për tatimin e bizneseve që nuk paguajnë ryshfet te qeveria, kanë mbyllur mijëra vende pune. 
Deputetja Vokshi theksoi së në varfëri ekstreme dhe pa mbrojtje sociale janë lënë nënat kryefamiljare dhe familjet me persona me aftësi të kufizuara. Në takim merrnin pjesë Ministrja e Landit të Bavarise për Punën, Çështjet Sociale dhe Familjen, Emilia Muller‎, e ngarkuar edhe me çështjen e refugjatëve, eurodeputete dhe kryetare të forumeve te grave, anetare të EPP Women, përfaqësuese nga shoqëria civile dhe sipërmarrja.
Kongresi i Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane i kushtoi nje seance te veçante, krizës së emigracionit, fokusuar tek azilkërkuesit nga Ballkani. Vokshi duke analizuar krizën social ekonomike theksoi se të gjithë treguesit ekonomikë dhe socialë janë përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme. Rritja e të gjitha taksave; rritja e çmimit të energjisë elektrike, naftës, produkteve të shportës‎; ulja e pagave dhe pensioneve reale; ulja e ndjeshme e remitancave; heqja e mijëra familjeve edhe kryefamiljareve nga ndihma e konomike dhe mijera personave nga skema e invaliditetit, pushimet për arsye politike nga administrata etj, kanë rritur ndjeshëm nivelin e varfërisë në vend.
Sigal