Konfirmohet, ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme do pyetet për dosjen Habilaj

672
Në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen “Habilaj”, ish–zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea, njëkohësisht deputete e Partisë Socialiste, pritet të pyetet nga Prokuroria për një episod që e lidh atë me makinën Audi A8 me targë AA 003 GB të ish–ministrit Saimir Tahiri, në kohën kur ky mjet përdorej nga kushërinjtë e Tahirit, vëllezërit Habilaj. Burime të besueshme pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda tanë se Gjebrea ka udhëtuar me këtë makinë në Gusht të vitit 2014. Në fashikullin që ka në dorë organi i akuzës, thuhet se ish–zëvendësministrja e Brendshme ka udhëtuar më datë 8 Gusht të vitit 2014 nga porti Sarandës për në Greqi dhe ka qenë e shoqëruar me shefin e saj në atë kohë, Saimir Tahirin. Po sipas Prokurorisë, në datën 16 Gusht, Tahiri dhe Gjebrea, janë kthyer në Shqipëri nga Greqia, po nëpërmjet Sarandës, me Audin që Tahiri u kishte shitur Habilajve. Po në të njëjtën ditë me traget kthehet nga Greqia, Artan Habilaj. Paraditen e djeshme, deputetja në një prononcim, mohoi të ishte paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por u shpreh e gatshme të paraqitej nëse do të thirrej.
Sigal