Konferenca për zhvillimin e territorit, PD: “Rama fsheh një tjetër pazar”

436
​Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në prezantimin e planeve vendore për 26 bashkitë e vendit, ka reaguar opozita. Përmes një deklarate për shtyp, Partia Demokratike thotë se me “shfaqjen e rradhës”, siç e quan ajo planin e zhvillimit të territorit, Rama fsheh një tjetër Pazar të madh.
PD-ja në deklaratën e saj ngre një sërë akuzash në adresë të kryeministrit. 
Deklarara e Partisë Demokratike
Shkatërruesi i Tiranës për 11 vite, ai që mbolli pallate duke ndjekur 20 përqindëshin e duke nëpërkëmbur qytetarin, ai që kur Tirana më në fund u bë me plan zhvillimi e bllokoi atë, ai që i mohoi qytetarëve mijëra vende pune duke ndalur investimet strategjike dhe historike në kryeqytet, Edi Rama, ka sot kurajon dhe fytyrën të dalë e të mbajë leksione për territorin.
Njeriu që gëzon sipas institucioneve ndërkombëtare, 200 milionë euro rryshfete pallatesh, ky që lejoi ndërtuesin e tij personal të kafshojë Parkun e Tiranës, ky që lejon Kokëdhimën të zaptojë bregdetin, ky që i jep Besos së tij nëntokën e Parkut Rinia; ky që bekon ndërtimin pa leje të zonës muzeale të Tiranës nga Xhillari i tij, ky që ka planifikuar tenderin tjetër korruptiv për tjetërsimin e Stadiumit Kombëtar me klientët e tij, ky që ka shtrirë tentakulat e interesave të tij personale e financiare në çdo tokë e truall me anë të firmave dhe studiove të tij, del sot e propagandon për zhvillimin e territorit.
Edi Rama e ktheu bashkinë në laborator të kalkulimeve politike personale e financiare, në lavatriçe të larjes së parave të krimit të organizuar dhe bandave të lidhura me të. Ai nuk mbajti kurrë përgjegjësi për krimet në territor e në mjedis duke korruptuar e blerë Strakoshat e tij në Gjyqësor e prokurori.
Teksa del e predikon të kundërtën e saj që ka bërë vetë që ditën e parë në pushtet, Edi Rama me shfaqjen e rradhës po fsheh një pazar tjetër të madh me të ashtëquajturin plan të zhvillimit të territorit. 
Sigal