Konferenca – Meta: Policia dhe SHISH të parandalojnë sjelljen e farës së kanabisit

409
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar bashkëpunin mes institucioneve, policisë dhe SHISH që të nisë puna dhe koodrinim për të parandaluar sjelljen e farës së kanabisit në vend. Meta dhe se puna e policisë nuk është të korrë kanabis.
Meta: Duhet që tani fillojë puna, të koordinohet puna mes policisë, SHISH dhe agjenciave ligjzbaruese për të parandaluar mbjelljen e kanabisit për sezonin e ardhshëm dhe Luan Rama ka plotësisht dakord, nuk duam të shohim policë duke korrur kanabis, sepse nuk është kjo puna e policëve. Policia, SHISH dhe institucionet e tjera të përfshihen për të parandaluar grupet kriminale për të sjellë faret e kanabisit, aq më tepër që ky është një sezon që përkon me zgjedhjet e ardhshme. Është e rëndësishme që të jepet një mesazh i fortë parandalues. Kjo është fuqia e shtetit dhe këtë fuqi shteti duhet ta tregojë me seriozitetin më të madh tani dhe pa u vonuar, pa vazhduar akuzat, mburjet në televizoine. Kjo duhet të marrë fund. Prokuroria ka një përgjegjësi të madhe sepse duhet të cojë përpara gjithë proceset, jo thjesht për të dënuar hallexhinjtë e hashashit, por ata që kontrollojnë sjelljen e farës së kanabisit dhe që realizojnë përfitime nga ky fenomen kriminal që po dëmton imazhin e vendit, që nuk është fenomen i ri por që duhet të marrë fund.
Sigal