Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin, rrëzon propozimin e PD-së për dekoratat

444
Konferenca e Kryetarëve është mbledhur paraditen e sotme për të miratuar programin e punës dhe kalendarin 3 javor të Kuvendit. Gjatë mbledhjes, Konferenca e Kryetarëve ka diskutuar dhe më pas ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për hartim e një rezolute për heqjen e dekoratave të persekutorëve të komunizmit.
Pas rrëzimit të kësaj kërkesë, nga Partia Demokratike janë shprehur se do të depozitojnë edhe një herë në Kuvend kërkesën për rezolutë për heqjen e këtyre dekoratave.
Për këtë çështje ka pasur edhe me herët debate në Kuvend
Sigal

Paloka: Rezolutën do ta paraqesim sot në Kuvend, presim të votohet 

Fill pas mbylljes së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka deklaroi para mediave se rezolutën, e cila u hodh poshtë sot do ta paraqesin në Kuvend.
“Përderisa është një rezultate e paraqitur prej nesh duhet të votohej në seancën e kaluar. Na u nxorr dhe një pretekst se duhej të ishte paraqitur më parë, ne do e paraqesim sot në Kuvend. Do presim të votohet. Çështje të tjera nuk u folën.”, tha ai.
Ndër të tjera ai bëri publike se kush do të jetë kreu i komisionit për rezolutën e çështjeve zgjedhore.
“Në rezolutën e çështjes zgjedhore, kryetar i këtij komisioni do jetë zoti Bylykbashi. Anëtar Risati, Strazimiri dhe Halimi, si dhe një anëtar i republikanëve.”,