Konferenca e ambasadorëve, Meta bën thirrje për bashkim: Shqiptarët jashtë, potencial më i madh

656
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ishte i pranishëm sot në konferencën e ambasadorëve.
Në ditën e dytë të punimeve, ai e vuri theksin tek rritja e bashkëpunimi në rajon. Meta tha se me rëndësi ishte liberalizimi i vizave në Kosovë, në mënyrë që vendi të shpëtojë nga izolimi i padrejtë. Po ashtu Presidenti u shpreh se forcimi i sigurisë së përbashkët në rajon do të ishte e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni.
Forcimi i sigurisë rajonale dhe të përbashkët, do të ishte e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Do ndihmonte në plotësimin më të shpejtë të aspiratave të shqiptarëve të Maqedonisë. Element i rëndësishëm është përparimi i Kosovës, të cilat kohët e fundit kanë një vështirësi të paparashikueshme, demarkacioni me Malin e Zi, që është vendosur dhe si kusht prej dy vitesh për liberalizimin e vizave. Duhet kaluar ky izolim i padrejtë dhe i pamerituar. Anëtarësim i Malit të Zi në NATO është me rëndësi. Do theksoja rëndësinë edhe të bashkëpunimit të përfaqësuesve të rajonit. Në këtë drejtim besoj tek eksperienca juaj, tek motivimi i juaj dhe se do jeni një shembull i këtij përfaqësimi në vendet e rajonit, kudo ku jeni. Duhet të jeni më prezent në format nga më të ndryshmet, në rajon dhe kontinente të ndryshme. Ne jemi vend modest, edhe resurset financiare nuk i kemi kaq të bollshme, por mund të jemi prezent në organizata të ndryshme, ku rajone të ndryshme janë të bashkuara dhe ne mund të jemi me statusin e vëzhguesit, që të kemi komunikime të vazhdueshme dhe të përfitojmë sa më shumë si në planin politik por edhe në atë ekonomik.
Meta përshëndeti edhe ministrinë e Diasporës, si një element pozitiv për shqiptarët në diasporë, dhe u shpreh besimplotë se viti i ardhshëm i Skëndërbeut, do t’i bashkojë të gjithë shqiptarët.
Duhet të tërheqim investitorë të rëndësishëm dhe vëmendje nga këto vende drejt Shqipërisë. Duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, do të bëni gjithçka për të promovuzr turizmin dhe për të rritur intersin e investitorëve drejt Shqipërisë, se shqiptarët jashtë janë një potencial shumë më i madh se shqiptarët brenda, për arsye se për fat të keq, një pjesë e shoqërisë sonë eshte kualifikuar dhe ndodhet jashtë vendit, është problem, por është edhe avantazh duke pasur parasysh që shumë prej tyre janë mjaft të sukseshëm dhe kanë ndikim në vendet ku sot jetojnë. Krijimi i ministrisë së Diasporës është një element pozitiv për shqiptarët në diasporë. Viti që vjen është viti i Skënderbeut, është moment i mirë për të bashkuar të gjithë shqiptarët. Shpresoj që viti i Skënderbeut të na bashkojë të gjithëve. Është figurë me të cilën lidhet fillimi i këtij kombi.
Sigal