Koncesioni i Rrugës së Kombit, Ministria e Transportit rrëzon ankimimin e turqve

454
Sigal

Gazeta Telegraf/


Koncesioni i
Rrugës së Kombit, Ministria e Transportit rrëzon ankimimin e turqve


Ministria e
Transportit dhe Infrastrukturës në kuadër të transparencës, informon se
Komisioni i Prokurimit Publik, ka vendosur rrëzimin e ankimimit ndaj vendimit
të mëparshëm, për procedurën e dhënies me koncesion të mirëmbajtjes së Rrugës
Milot-Morinë. Komisioni i Prokurimit Publik, ka lënë në fuqi vendimin e tij të
mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur
fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari”
LTD, dhe “Kastrati” SH.A. Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës,
informon se do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në
bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC”, pjesë e Bankës Botërore,
duke vijuar me negocimin e kontratës.