Koncesionet, Vasili: Prokuroria pse hesht? Bëni Vetting urgjentisht

652
Në kuvend po vijon seanca e mocionit me kryeministrin Rama për çështjen e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook hedh akuzën se Prokuroria po hesh ndaj koncesioneve, të cilat Vasili i grumbullon si aferën më të errët të ekonomisë shqiptare. ”Vettingu i koncesioneve është i pashmangshëm, kush hesht rëndon shumë veten, institucionin dhe nxin fytyrën përpara shqiptarëve. Vetting koncesioneve, mjaft u fsheh prokuroria shqiptare”,-shkruan Vasili.
Statusi i plotë e Petrit Vasilit
Kush e frenon prokurorinë për Vettingun e koncesioneve?? Koncesionet janë afera më e errët që ka zënë për fyti ekonominë shqiptare. Vettingu i koncesioneve është detyrim ligjor i pashmangshëm, por edhe një obligim moral për qindra mijëra shqiptare, që rrojnë në një varfëri të dhimbshme.
Prokuroria hesht ndërkohë që për mungesën e transparencës dhe dëmin kolosal të tyre në ekonominë tonë ka treguar shumë qartë FMN dhe gjithë bota.
Vettingu i koncesioneve është i pashmangshëm, kush hesht rëndon shumë veten, institucionin dhe nxin fytyrën përpara shqiptarëve. Vetting koncesioneve, mjaft u fsheh prokuroria shqiptare.
Vetting koncesioneve në emër të mijëra familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike. Vetting koncesioneve në emër të mijëra familjeve që nga varfëria ikin në mënyrë tragjike nga Shqipëria.
Sigal