Koncesionet, Rama replikon me Naçon: Pranoje Nasip, një gabim bëre ti, kur…

456
Teksa diskutohej për koncesionet, kryeministri Rama i tha ish-ministrit të LSI-së Nasip Naços se ka dhënë koncesione duke futur duart në xhepat e qytetarëve, por kjo sipas tij, ka ndodhur në kohën kur LSI-ja qeverisë me Berishën. Sa për kohën kur qeverisnin bashkë, Rama i tha Naços të rrinte i qetë. “Të jesh krenar për koncesionet që ke dhënë në kohën tonë”.
“Do replikoja me profersorin tim të dashur (Edmond Spaho – deputet i PD), por në mes na u fut Nasipi, ji krenar për kohën që kemi qeverisur bashkë, thuaje Nasip, një gabim bëre Nasip, bëre gabimin e profesorit, ndoshta nga afrimi me profesorin pas zgjedhjeve, por gabove, se ka ndryshim midis koncesioneve të dhëna prej nesh, dhe koncesioneve të dhëna prej këtyre. Kur them ne, e kam për ne kur ishim bashkë
Profesor keni dhënë koncesione, përmes të cilave keni future duart në xhepin e qytetarit. Ndërkohë ne nuk kemi dhënë koncesione ku futen duart në xhepin e qqytetarëve. Pse jepet një koncesion? Këto janë koncesione për zhvillim ekonomik në një , por këtu Flori (Florjon Mima – deputet i PD) bën sikur është kundër meje se ja do puna. Koncesioni, në rastin e shërbimeve, i jep një shërbim më të mirë qytetarit, thërret privatin dhe i thotë, unë nuk i kam këto para që t’i shërbej njerëzve më mirë, prandaj them ti do bësh investimin, ndërsa unë shteti do të shlyej në vite. Në Portin e Durrësit, u bënë investime nga qeveria, dhe investimi i gatshëm iu dha privatit, që të fitojë dhe asnjë ndryshim në cilësinë e shërbimit.
Koncesioni i famshëm për automjetet, shteti nuk e bënte dot atë shërbim, jam dakort. Ju thatë po marrim një privat, e morët atë, dhe ky private jo vetëm që nuk përmirësoi gjë, por çdo njeri që ka makinë e shkon atje për kontroll, duhet të rrijë në radhë të gjatë, e në fund paguan më shumë kur të njëjtin shërbim mizerabël e bënte shteti,” tha Rama.
Sigal