Koncesionet nuk kanë të ndalur shpërblehet kompania “RBH Beline”

571
Sigal

Qeveria shqiptare jep një tjetër konçension, nis punë rafineria e naftës në
Elbasan

Një rafineri e re për përpunimin e naftës bruto do të ndërtohet në Balldren
të Elbasanit.  Qeveria i ka dhënë lejen
koncesionare kompanisë “RBH Beline”, e cila tashmë është regjistruar edhe në
Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Vendimi është botuar dje në Fletoren Zyrtare
dhe vjen në një kohë kur interesi për të përpunuar naftën vendase është shtuar
dukshëm. Për shkak të cilësisë së dobët dhe çmimit të ulët, nafta e prodhuar në
vend po përballet me një kërkesë të ulët në tregun ndërkombëtar, ndaj kompanitë
që nxjerrin naftën në Shqipëri për momentin kanë interes ta shesin në tregun e
brendshëm, raporton “Monitor”. Kompanitë të lidhura me sektorin tashmë e kanë
rritur kërkesën për të hapur impiante të përpunimit të naftës në vend dhe
ministria e Energjetikës ka dhënë të paktën dy leje deri më tani. Por nga ana
tjetër vihet në dyshim teknologjia dhe se si do të funksionojnë këto kompani,
pasi naftës vendase që të kapë standardët e eurodiezielit i duhet një kartë
teknologjike e avancuar të cilën ende nuk kanë sjellë në Shqipëri asnjë nga
impiantet e përpunimit. Afati i vlefshmërisë së licencës së koncesionit 30 vjet
me të drejtë përsëritjeje, pas miratimit të saj nga Këshilli i Ministrave,  thuhet në vendimin e qeverisë. Objekti ka
përfunduar ndërtimin në bazë të lejes së ndërtimit nga Agjencia e Zhvillimit të
Territorit. Afati i vënies në përdorim është 31.12.2016. Këshilli i Ministrave
ka të drejtë revokimin e kësaj licence kur nga kontrollet e ushtruara nga
organet dhe institucionet shtetërore, të ngarkuara me ligj, konstatohet
dështimi i përmbushjes së kërkesave të licencës së koncesionit për rafineri, në
zbatimin e parametrave teknikë, në afatin e realizimit të projektit dhe të
normave mjedisore; f) Kapaciteti dhe kategoria e produkteve që do të prodhojë
rafineria. Kapaciteti i përpunimit të naftës bruto është 600 tonë/24 orë.
Produktet që do të prodhojë rafineria janë të përshkruara në kartën
teknologjike të lëshuar nga ISHTI-ja, bashkëlidhur licencës, e cila është pjesë
e integruar e saj. Shoqëria aksionare “RBH Beline”, pas miratimit të kësaj
licence koncesioni duhet të paguajë tarifën e licencimit sipas legjislacionit
në fuqi. Licenca e koncesionit është e vlefshme vetëm pas pagesës së tarifës së
licencimit. Shoqëria aksionare “RBH Beline” pas miratimit të kësaj licence
koncesioni, në zbatim të kërkesave të nenit 9, të ligjit nr. 8450, datë
24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe
nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, ka detyrim mbajtjen e rezervës së
sigurisë, sipas kushteve Shoqëria aksionare “RBH Beline” në rastin e
ndryshimeve në skemën dhe kartën teknologjike të funksionimit të rafinerisë, si
dhe për markën e cilësinë e nënprodukteve të naftës të prodhuara nga rafineria,
duhet të zbatojë përcaktimet e nenit 12, të ligjit nr. 8450, datë 24.2.1999,
“Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve
të tyre”, të ndryshuar.