Koncesionet dhe tenderët që hetohen

542
Seancat parlamentare gjatë vitit të shkuar janë zaptuar shpeshherë nga aferat e Elbasanit. Në nëntor 2017 ka pasur edhe debate mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në debatin për koncesionet, Lulzim Basha kujtoi një nga kompanitë më të famshme në Elbasan, që sipas tij, për një periudhë të shkurtër ka fituar 90 tenderë me miliona euro. Ndërsa foli për një kompani, Basha nuk përmendi emrin, por i tha Ramës se ai e dinte shumë mirë kush ishte dhe në rast se donte të dinte më shumë të pyeste Qazon (Qazim Sejdini) kryetarin e Bashkisë Elbasan. Sipas Bashës, kompania ka përfituar 90 tenderë me vlerë 20 milionë euro, ndërsa shumica e këtyre parave (15 mln euro) është marrë nga kompania në fjalë pa shpallje të tenderit. “Rrisqet e koncesioneve të dhëna nga qeveria e mëparshme e ka privati. Koncesioni prodhon energji dhe shteti përfiton. Ti çfarë do t’i lësh shtetit? Pajisjen që ka përdorur muratori i Ilir Beqajt? Ke një përfitim ti nga krimi. Cila kompani në qarkun e Elbasanit ka fituar 90 tenderë, 20 mln euro nga të cilat 15 me negociim pa shpallje, dy tenderë në muaj, çdo javë nga një tender. Kush e ka këtë kompani? Pyete Qazon se ta thotë. Kjo kompani është pjesë e hetimit ndërkombëtar, sepse përbën një nga nyjet e infrastrukturës së heroinës”, tha Basha.
Sigal