Koncesionet, bum në zgjedhje

476
Sipas Agjencisë Kombëtare të Trajtimit të Koncesioneve, deri në fund të vitit të kaluar Shqipëria ka dhënë mbi 166 kontrata koncesionare.
Pjesa dërrmuese janë në fushën e energjisë, kryesisht për ndërtimin e hidrocentraleve, por mes tyre edhe kontrata që kanë transferuar tek privatët shërbime parësore publike si në shëndetësi, në fushën e fiskut apo dhe atë të transportit.
Por përtej shpërndarjes sipas sektorëve, panorama më interesante e biznesit të koncesioneve është shpërndarja sipas viteve. Sipas saj, rezulton se Shqipëria koncesionohet në zgjedhje. 
Sipas agjencisë së trajtimit të koncesioneve, edhe pse dhënia e kontratave koncesionare ka nisur që në vitin 2004, pjesa dërrmuese e tyre ose rreth 60 për qind e totalit janë miratuar vetëm në dy vite, 2009 dhe 2013, të dy vite në të cilat janë mbajtur zgjedhje të përgjithshme parlamentare.
Kjo është një traditë që duket se do të vazhdojë edhe në 2017-ën. Në fillim të vitit, qeveria lajmëroi publikisht se do të nisë një program masiv investimesh në masën 1 miliardë euro. Programi parashikon ndërtimin e 125 veprave publike, në infrastrukture, turizem dhe arsim, por që do të financohen me paratë e privateve.
Sipas qeverisë, investimet do të realizohen përmes kontratave koncesionare ose partneritetit publik privat, ku privatët do të financojnë ndërtimin e veprave dhe më pas do të paguhen me këste disavjeçare nga buxheti.
Sigal