Konçensioni tek parku “Rinia”, PD kallëzim penal për Veliajn

403
Partia Demokratike deklaron se do të kallëzojë në Prokurorinë e Tiranës kryebashkiakun Erion Veliaj, në lidhje me vendimet e marra më 30 dhjetor 2015.
Njëri prej tyre është dhe dhënia me koncesion të parkut Rinia për 35 vite. Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj e quajti një “Aferë korruptive”
Topollaj:“Afera korruptive për dhënien me koncension të parkut Rinia për 35 vite një klienti i cili do investojë 20 milionë dollarë për ndërtimin e parkimit për të fituar mbi 500 milionë dollarë sipas planbiznesit, është e paligjshme sepse kontrata e miratuar është ajo që u la gati nga Rama dhe bazohet në ligjin e koncensioneve të vitit 2006 dhe jo 2013. Shpejtësia e miratimit të këtij koncensioni korruptiv ka bërë që të mos respektohen kërkesat bazike të ligjit në rastin e një procedurë koncensionare” 
PD thotë se vendimi për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore është i pavlefshëm sepse është ndërmarrë pa u dekretuar ende ndryshimi i ligjit ‎nga Presidenti i Republikës për taksat dhe tarifat vendore.
“Për të njejtën arsye, fakti që bazohen në një akt që ende nuk ka fuqi është i pavlefshëm dhe miratimi i buxhetit 2016 të Bashkisë” nënvizoi Topollaj.
Po kështu PD thotë se në mesnatë kryebashkiaku si “një hajdut ordiner” mori vendim në mesnatë për të rritur çmimin e biletave për qytetarët dhe e quan një tjetër aferë e pastër korruptive.
Fabian Topollaj: “Do të cojë në xhepat e Veliajt dhe ortakëve të tij rreth 6 milionë dollarë çdo vit. Edhe ky akt është i pavlefshëm sepse ai ka kaluar në Këshillin Bashkiak pa respektuar procedurën dhe afatet ligjore.
“Për nga intensiteti i hajdutërisë, – tha Topollaj- Veliaj ka bërë xhelozë të gjithë kabinetin Rama”
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës e mbylli deklaratën për median bërë sot paradite nga selia PD duke deklaruar se “Partia Demokratike është e vendosur ti shkojë deri në fund betejës ligjore dhe qytetare për këto afera të pastra korruptive të ndërmarra nga Veliaj të cilat do të përkeqësonin dhe më tëj jetën e qytetarëve.
Sigal