Komunikimi javor, Rama: Shqipëria evropiane jo ëndërr me sy hapur, por amanet që do ta çojmë deri në fund

429
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka komunikuar sërish sot me qytetarët shqiptarë përmes faqes së tij të Facebook, ashtu siç është bërë rutinë e çdo të diele. E sigurisht komunikimi javor kësaj radhe i kushtohej dilemave për çeljen e negociatave për integrimin në BE dhe deklaratave të deputetëve gjermanë e austriakë jo shumë pozitive për Shqipërinë.

Rama ka bërë përgjegjës PD për bllokimin e reformës në drejtësi, përmes Vettingut, e cila është kushti kryesor për hapjen e negociatave. Ai theksoi se kjo qeveri ka një amanet që është Shqipëria evropiane.


“Shqipëria evropiane nuk është një ëndërr me sy hapur e kësaj qeverie por një amanet që ne do ta çojmë në fund me reforma”, theksoi Rama.