“Komunikimi i Javës” – Rama: Integrimi në BE, rrugëtimin ynë i përbashkët me Serbinë

527
Në rubrikën e çdo të diele, “Komunikimi i Javës” kryeministri Edi Rama u ndal tek vizita e tij në Beograd dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Kreu i ekzekutivit tha se ajo që na ndan me Serbinë, pavarësia e Kosovës, nuk mund të na pengojë në rrugëtimin e përbashkët për integrimin ne BE dhe fuqizmin e ekonomisë.
Rama foli edhe për një politikë të re me Serbinë, politikën e dialogut.
“Me këtë bindje të patundur, tek kjo ide fituese dhe për ta çuar atë përpara jemi angazhuar me një politikë të re ndaj Serbisë, një politikë dialogu, ku ajo çfarë na ndan prerazi, qëndrimi diametralisht i kundërt ndaj pavarësisë së Kosovës nuk na pengon të komunikojmë për atë që na bashkon rruga e përbashkët e integrimit europian dhe interesat reciproke për fuqizmin ekonomisë”.
Sipas Ramës, dy janë alternativat për marrëdhëniet me Serbinë, ose ti kthejmë kurrizin dhe vështirësitë ekonomike ti përballojmë vetë, ose t’i kthejmë fytyrën njëri-tjetrit.
“Ose të rrimë të ndarë me serbët, me kurrizin e kthyer nga njëri-tjetri edhe pse jemi popuj fqinj  dhe faktikisht dy popuj më të mëdhenj në rajon dhe të përballemi vec e vec  më vështirësi të mëdha për shkak të tregjeve të vogla që kemi ose të kthehemi me fytyrë nga njëri tjetri  dhe duke u nisur nga interesi, interesi ynë shumë i fortë në radhë të parë  për të rritur ekonominë tonë, për të fuqizuar shoqërinë tonë përmes mirëqeniës  të komunikojmë me ta hapur dhe pakomplekse dhe ti përballim vështirësite e   zhvillimit ekonomik e social sëbashku.”
Fjala e plotë e kryeministrit Rama në Komunikimin e Javës
Këtë javë vizitova Beogradin, një vizitë dy ditore e pregatitur prej kohësh. Për të cuar përpara një marrëdhënie strategjike, për paqen, integrimin dhe për zhvillimin tonë ekonomik e social edhe përmes shfrytëzimit të dimensionit rajonal në kontekstin e procesit historik të Berlinit.
Shqiptarët dhe serbët e këtij shekulli të ri mund të bëjnë përmes njëri-tjetrit për veten e tyre dhe për ballkanit atë që francezët dhe gjermanët bënë për veten e tyre dhe për Europën duke kapërcuer me largpamësi  rrënqethëse dhe vendosmëri titanike lumin e madh të gjakut që i mbajti të ndarë me shekuj të tërë.
Me këtë bindje të patundur, tek kjo ide fituese dhe për ta çuar atë përpara jemi angazhuar me një politikë të re ndaj Serbisë, një politikë dialogu, ku ajo çfarë na ndan prerazi, qëndrimi diametralisht i kundërt ndaj pavarësisë së Kosovës nuk na pengon të komunikojmë për atë që na bashkon rruga e përbashkët e integrimit europian dhe interesat reciproke për fuqizmin ekonomisë.
Sa më shumë Shqipëria i flet Serbisë, troç në sy për Kosovën dhe paralelisht i tregon popullit të saj vullnet për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rrugën e realizimit të interesave të njerëzve të gjenratës tjetër në të dyja anët e murit të së shkuarës që ndan shqiptarët dhe serbët, aq më shumë mitet dhe ideologjitë vihen në vështirësi për ti ushqyer qytetarët e atij vendi me armiqësi ndaj shqiptarëve.
Si shqiptarët ashtu edhe serbët e sotëm përballen veç e veç me plot vështirësi të mëdha të tashëguara dhe fort të ngjashme në jetën e përditshme ekonomike, sociale, kulturore përballemi me një prapambetje  të ndjeshme në cilësinë e institucioneve dhe funksionimin e administratës shtetërore. Përballemi me një nevojë të jashtëzakonshme dhe njëkohësisht me një pengesë të pazakonshme për një rritje të konsiderueshme të volumit të investimeve të huaja që është një kusht i patjetërshueshëm për ekonomitë tona që të rriten me shpejtësinë që duan njerëzit tanë. Veç e veç  shqiptarët dhe serbët kanë tregje të vogla, ndërkohë që  tregu ynë i vogël në Shqipëri i shqiptarëve është edhe ai i ndarë në dysh mes Shqipërisë dhe Kosovës. Të tilla janë pak a shumë, të vogla dhe të ndara edhe tregjet e tjera të rajonit dhe zgjedhja për ne është shumë e qartë. Ose të rrimë të ndarë me serbët, me kurrizin e kthyer nga njëri-tjetri edhe pse jemi popuj fqinj  dhe faktikisht dy popuj më të mëdhenj në rajon dhe të përballemi vec e vec  më vështirësi të mëdha për shkak të tregjeve të vogla që kemi ose të kthehemi me fytyrë nga njëri tjetri  dhe duke u nisur nga interesi, interesi ynë shumë i fortë në radhë të parë  për të rritur ekonominë tonë, për të fuqizuar shoqërinë tonë përmes mirëqeniës  të komunikojmë me ta hapur dhe pakomplekse dhe ti përballim vështirësite e   zhvillimit ekonomik e social sëbashku.
Vazhdimi në kohë paqe i rrugës së vjetër kurriz më kurriz prodhon më shumë konkurrencë politike për “patriotizëm” brenda nesh dhe nuk sjell asgjë të re për ekonominë dhe për shoqërinë tonë. Që sot  e gjithë ditën vazhdon ti paguajë  të shkuarës taksën më të lartë ndër të gjitha taksat.
Rruga e re, ajo me fytyrë përballë njëri-tjetrit ju rrezikon punën dhe karrierën atyre që “patriotizmin” e kanë profesion dhe konfliktin për flamur dhe atdhe e kanë mënyrë jetese. Por ështe e vetmja rrugë që siguron një të ardhme europiane dhe prosperitet për popullin shqiptar. Ne shqiptarët dukemi ndonjëherë për fat të keq sikur e kemi harruar se e kemi fituar luftën me Serbinë dhe sillemi ndonjëherë në rastin më të mirë sikur lufta të mos kishte nisur ended he në rastin më të keq sikur ne të ishim ne të mundurit e luftës dhe jo Serbia. Kjo është për të ardhur keq. Ashtu siç është për të ardhur keq se kemi ndër ne sot, ndër shqiptarët, njerëz të cilët nuk e kuptojnë se dialogu me Serbinë nuk është vetëm përmasë e të jetuarit në një botë krejt të re për Kosovësn, e cila kërkon me të drejtë vendin e saj në cdo organizatë dhe tryezë ndërkombëtare, por është edhe e vetmja rrugë për të mbrojtur interesa ekonomike, të cilat pa dialog dhe pa frymë kompromisi nuk mund të kthehen në zhvillim dhe mirqenie për njerëzit tanë.
Zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia nuk mund të sakrifikohen sot në një luftë imagjinare ballkanike e cila zhvillohet përmes retorikës kundër armiqëve të deridjeshëm, brenda mureve të shtëpisë tonë dhe përdoret si armë kundër njëri tjetrit, në një arenë politike krejt të brendshme të shqiptarëve.
Ne kemi humbur aq shumë shekuj, dekada dhe vite, sa tani më s’mund humbim asnjë ditë duke luajtur luftash dhe duke bërë në vend numëro, sepse ne kemi ardhur deri këtu falë një angazhimi aq të madh të miqeve dhe partnerëve të mëdhenj, sa tani nuk mund të sillemi si të vegjël duke i harruar detyrimet tona të mëdha karshi botës mbarë dhe karshi fëmijëve tanë. Ne tani kemi dy shtete shqiptarë, por një popull të vetëm që kërkon dhe meriton  të ushqehet me frytet e të ardhmes europiane, jo me plagët e të shkaurës ballkanike. Ne shqiptarët nuk e ndërtojmë dot të ardhmen pa kapërcyer dhe fshirë kufijtë e të shkuarës. Kufijtë e të shkuarës mes nesh dhe Europës, mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe po ashtu mes shqiptarëve dhe serbëve. Në të njëjtën kohë në të trejat drejtimet, e ardhmja është në duart tona. Le të mos ja lidhim këmbët vetes me litarin e të shkuarës.
Sigal