KOMUNIKIMI I JAVËS: Flet Kryeministri Edi Rama për Reformën në Arsim dhe për përzgjedhjen e maturantëve

408
Sigal

 

 Gazeta Telegraf/

 

Ashtu si çdo të diel, edhe pasditen e sotme
në orën 17:00 kryeministri Rama ka komunikuar me ndjekësit e tij në rrjetin
social “Facebook”. Tema e ditës së sotme kanë qenë Reforma në arsim, si dhe
përzgjedhja dhe regjistrimet e maturantëve fitues në programet e studimit
universitare,

 

Përmes këtij komunikimi online, kreu i
Qeverisë ka publikuar përfundimin e fazës së parë për regjistrimet për
universitet. Deri më tani janë regjistruar 7152 maturantë fitues, duke e
shprehur se ngelen të lira 19500 kuota për fazën e dytë të aplikimeve.

 

 

Kryeministri Rama theksoi se bëhet fjalë për
një proces të suksesshëm të reformës në arsimin e lartë, teksa është shprehur
se përzgjedhja e fituesve bëhet sipas meritokracisë.