Kompetencat për leje ndërtimi, sot përplasja Rama vs Basha në Kushtetuese

546
Sigal

Në një kohë që Kuvendi është duke shqyrtuar ndarjen e re territoriale, krerët vendorë të djathtë dhe qeveria do të përplasen në Gjykatën Kushtetuese. Bashkia e Tiranës ka paditur qeverinë duke kërkuar anulimin e vendimit të Këshillit të Territorit që i ndalon këto njësi të japin leje ndërtimi. Kushtetuesja ka caktuar 16 majin si përballjen midis Bashës dhe Ramës. Në kërkesë padinë e bashkisë Tiranë kërkohet: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore dhe pushtetit qendror (Këshilli i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit). Shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues, si akte që bëhen shkak për lindjen e konflikti, të: Vendimit nr. 1, datë 08.10.2013″>2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në disa zona me rëndësi kombëtare dhe procedurën e hartimit të Planit të Integruar Sektorial për Brezin Bregdetar”; Vendimi nr. 3, datë 18.10.2013″>2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese në zonën me rëndësi të veçantë të Kurorës së Tiranës”. Pezullimin e vendimit nr. 1, datë 08.10.2013″>2013 dhe vendimit nr. 3, datë 18.10.2013″>2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit, deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese”.

Vendimi KKT-së që kundërshtohet nga bashkia Tiranë

Por cili është vendimi nr. 3 i Këshillit Kombëtar të Territorit që kundërshtohet nga krerët e djathtë vendorë. Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit është miratuar në datën 18 tetor të vitit 2013. Në këtë vendim përcaktohet qartë pezullimi i dhënies të lejeve të ndërtimit në zonat strategjike. “Përcaktimi ne atyre zonave ku do të ndërmerren masa të natyrës emergjente me qëllim mbrojtjen dhe rehabilitimin mjedisin të Kurorës së Tiranës, sipas hartës bashkëlidhur. Pezullimin e dhënies së të gjitha llojeve të lejes zhvillimore në zonat e Kurorës së Tiranës, nga autoritetet e planifikimit deri në miratimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Deri në miratimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar, autoritetet e planifikimit lejohen të japin leje zhvillimore në këto zona, vetëm për këto raste përjashtimore: a-punime mirëmbajtje; b-Leje zhvillimore për interes publik, shtetëror dhe kombëtar”,- thuhet në vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit të datës 18 tetor të vitit 2013″>2013. Ky vendim e ndalon Lulzim Bashën të japë leje ndërtimi, pasi janë cilësuar si me karakter strategjik për zhvillimin dhe rehabilitimin e vendit.