Kompania që printoi posterat e Veliajt, merr tendera në Bashki?

582
Bashkia Tiranë i ka kaluar 93 milionë lekë (të vjetra) kompanisë “Gjenerata e Re”, nëpermjet dy pagesave njëra 14.9 milione më 31.12.2015 dhe tjetra prej 78.4 milionesh bërë më 15 shkurt të këtij viti. Kjo kompani u pagua nga Bashkia për Projektin Kulturor të quajtur “Festat Qytetare”. Deri këtu jemi në rregull. Por siç shkruhet në faqen e facebook të “Nisma Thurje” ka disa dyshime për mënyrën se si funksionon kjo kompani.
Nga dokumentet bashkëngjitur lajmit, kompania Gjenerata e Re ka statusin pasiv qe prej vitit 2009 në Tatime. Gjithashtu kjo kompani nuk ka plotesuar asnje dokumentacion ne QKR duke bere te pavlefshem ekstraktin e saj per perdorim ne institucionet publike. Sipas ligjit kjo kompani nuk duhet të marër pjesë nëpër tendera. Nga ana tjeter eshte e cuditshme se si kjo kompani vazhdon te kete statusin pasiv ne sistemin tatimor pavaresisht se eshte financuar me parate tona para disa muajsh. Edhe kjo perben veper penale. Duke e përshkruar këtë kompani, “Nisma Thurje” shkruan se është pikërisht kompania që ka printuar banerat elektorale te fushates se Erion Veliajt per Kryetar Bashkie.


Sigal