Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon vendosjen e paqes në parlament

74

“KShH  është  i  ndërgjegjshëm  se  debati  parlamentar  nuk  mund  të  jetë  perfekt.  Është  e  kuptueshme dhe e pranueshme që për çështje të caktuara, ai të shoqërohet edhe me kundërshti  më kritika konkrete dhe të adresuara që në ndonjë rast mund të jenë të tepruara dhe të ashpra. Në fakt në këtë mënyrë, ai/ajo nuk e përfill dhe cënon edhe  parimin  kushtetues  të  prezumimit  të  pafajësisë  të  sanksionuar  në  nenin  30  të Kushtetutës. KSHH konstaton me keqardhje se deputetë të veçantë me diskutimet apo ndërhyrjet e tyre nuk ngurojnë të cënojnë edhe dinjitetin personal të kolegut të tyre, madje edhe të personave të tjerë jashtë parlamentit. Ju keni miratuar ligjin e vitit 1998 për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve edhe në përputhje me dokumentet ndërkombëtare qysh në fillim të këtij  ligji keni miratuar dispozitën që bën të detyrueshme trajtimin human të personave të privuar nga liria dhe respektimin e dinjitetit të tyre. Në përfundim Komiteti Shqiptar i Helsinkit rekomandon që Kuvendi të miratojë Kodin e Etikës për deputetët”.