Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë, jo serioz

132

Drejtues të shoqatave që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, në një takim të zhvilluar sot kanë paraqitur pikat kryesore të vëzhgimit që kanë bërë për zbatimin e kësaj reforma.

Erida Skendaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar i Helsinkit, deklaroi se procesi i Vettingut ka probleme me transparencën. Ajo tha se përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk janë lejuar të jenë pjesë e seancave të këtij procesi.

“Qe ne momentet e para te Vettingut, probleme te mëdha me transparencën e procesit dhe organeve te reja. KED ka probleme te theksuara me transparencën për shkak edhe te rregullores qe ka hartuar. Nëse ndërkombëtarët lejohen, pse mos te lejohemi dhe ne si organizata të shoqërisë civile”,- tha Skëndaj.

Drejtuesja e KSH deklaroi se ka një mungesë serioziteti nga ana e drejtuesve të institucioneve të reja, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e tryezave publike ku të flasin për ecurinë e reformës.

Gjithashtu ajo citoi dhe rezultatet e një sondazhi të kryer nga këto shoqata, ku më shumë se 63 % e qytetarëve nuk kanë besim të Vettingu. “Keqardhje që përfaqësuesit e institucioneve te reja te drejtësisë nuk kanë pranuar ftesën për te qene prezent në këtë tryezë sot, e cila flet pe seriozitetin e tyre. Prezantoi rezultatet e sondazhit te KSHH: 400 qytetare, ku 60% mosbesues se reforma do te sjelle gjyqtare e prokurore profesioniste e me integritet”,- tha Skëndaj.