Komiteti për fondet IPA ,Gjosha: Synohet përmirësimi i performancës

416
Përmirësimi i performancës në menaxhimin e fondeve të Komisionit Europian dhe donatorëve të tjerë nga ana e Shqipërisë është një objektiv kryesor për qeverinë shqiptare dhe në veçanti për Ministrinë e Integrimit Europian.
Ky Komitet bashkëkryesohet nga Ministrja Gjosha, në cilësinë e koordinatorit kombëtar të IPA-s dhe përfaqësuesi i Komisionit Europian, Jean-Eric Paquet, Drejtor për Shqipërinë, B&H, Serbinë dhe Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit.
Ministrja Gjosha theksoi se, “sa i përket programit IPA 2016 kemi filluar bashkë me qeverinë të operojmë si një strukturë që të përmirësojmë performancën për një hap final që të menaxhojmë fondet e KE dhe donatorët e tjerë. Do të kërkojmë akoma përpjekje të tjera në mënyrë që këto struktura të jenë efiçente për të menaxhuar këto buxhete të IPA për Shqipërinë”.
Ndërsa, përfaqësuesi i Komisionit Europian, Jean-Eric Paquet, Drejtor për Shqipërinë, B&H, Serbinë dhe Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit, nënvizoi se, këto fonde do të ndihmojnë që të kijohen vende të reja pune dhe do të bëjnë që të ndihmohet ekonomia për një zhvilliim më të qëndrueshëm.
“Do të diskutohet se si do të veprohet më tej. Fondet që do të jepen, kanë marrë parasysh edhe pjesën lokale për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre territoreve. Kemi parë sesi ka vepruar IPA në të shkuarën dhe sesi është bërë implementmi i këtyre fondeve në Shqipëri. Jemi këtu edhe për të diskutuar defeketet e mëparshme të IPA-s, të cilat do të përmirësohen”, tha Paquet. /ATSH/ 
Sigal