Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së/ Ja emrat e drejtuesve të rinj në LSI

536
Sigal

 

Në përfundim të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, kreu i
kësaj force Ilir Meta deklaroi se pret me ngulm që Gjykata Kushtetuese të japë
sa më parë gjykimin e saj tani që edhe Venecia foli, e që t’i hapet rrugë
zbatimit të ligjit të Vettingut.

“Ne presim që Gjykata Kushtetuese të japë gjykimin e saj sa më
parë që të jetë e mundur dhe të ecet për implementimin e ligjit të vettingut
dhe gjithë reformës në drejtësi, në mënyrë që kjo reformë jo vetëm të na
ndihmojë për të përshpejtuar çështjen e çeljes së negociatave me BE, por të
japë impakt për ecurinë e të gjitha reformave të tjera në vend. Jemi përpara një
vlerësimi të këshillit të vendeve anëtare që të jetë në një linjë, me
rekomandimin e komisionit Europian”,- tha Meta.

Më tej, kreu i LSI-së bëri të ditur emrat e disa drejtuesve të
rinj në LSI.kështu Shezai Rokaj do të jetë Kryetari i Komitetit drejtues
Kombëtar, ndërsa Erisa Xhixho do të jetë Sekretare e re për Marrëdhëniet me
Publikun, Erjona Bezha, sekretare organizative, Edmond Haxhinasto, sekretar për
çështet programore si dhe Bahri Shaqiri, sekretar për sigurinë kombëtare.