Komisioni për reformën në drejtësi Grupi i PS zgjedh katër deputetët

486
Sigal

Partia Socialiste ka zgjedhur katër emrat që do të jenë pjesë e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi. Grupi Parlamentar i socialistëve i  mbledhur sot në drejtimin e kryeministrit Edi Rama ka vendosur që  Fatmir Xhafaj, Armando Subashi, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi të jenë pjesë e këtij komisioni.
 
Në përbërje të komisioni do të ketë 11 anëtare; 6 nga shumica, 5 nga opozita ku 3 anëtare do t’i përkasin PD, 1 PR dhe 1 PDIU, përbërje kjo që nuk i krijon probleme maxhorancës të punojë pavarësisht bojkotit të opozitës.

Fatmir Xhafa do të jetë kryetari i këtij komisioni me mandat 6 mujor, ndërkohë qe zëvendës-kryetari do t’i përkasë Partisë Demokratike. Kryetari Fatmir Xhafa tha se e do opozitën pjesë të këtij komisioni pro s’mund të pres pafund.