Komisioni për dekriminalizimin, Balla: Të diskutojmë raportin i Vencias

539
TIRANË – Komisioni i posaçëm parlamentar për dekriminalizimin është mbledhur këtë të hënë nën drejtimin e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi dhe pritet të diskutohen dy nismat ligjore të PD-së për këtë proces.
Që në nisje të mbledhjes, tonet mes anëtarëve deputetë të partive kundërshtare janë rritur, pasi deputeti Taulant Balla kërkoi që në këtë mbledhje të shqyrtohet raporti i komisionit të Venezias për dekriminalizimin, ndërsa demokratët këmbëngulën që debati të çelej me dy draftet e dorëzuara prej tyre në Parlament, atë për “dekriminalizimin e institucioneve shtetërore” dhe disa shtesa e ndryshime në Kushtetutën e Shqipërisë. Ky debat ka zgjatur per me shume se nje ore, derisa u arrit ne vendimin qe raporti i Venezias te diskutohet ne mbledhjet e ardhshme.
Ora 14:10 Debate për ndryshimet kushtetuese
Braho: Duam të marrim opinopnet e forcave politike që përfaqësojmë për ndryshimet kushtetuese, e shtyjmë për nesër
Halimi: Po shkon dy orë për të marrë peng ecurinë e punës së këtij komisioni
Braho: Ju i keni ndryshuar brenda natës dispotiztat, ske qenë ti atëherë…ndryshimi i kushtetutës nuk bëhet kollaj
Halimi: Të fillojmë njëherë cfarë problemi ka, se dukeni edhe keq, ngrini paqartësi, bëni pyetje…jo test droge, jo ndërprerje mandatesh këto tre gjëra keni ju, pa këto nuk ka dekriminalizim, ne jemi të vendosur ta bëjmë, ne nuk e ndërpresim këtë mbledhje, do ta vazhdojmë. Po të doni rrini, po të doni largohuni, kusuri i shqiptarëve ne këtu do të vazhdojmë
Bylykbashi: Kuyr mazhoranca ka dashur të kalojë një ligj më komplekt sic ishte ligji i arsimit të lartë mazhoranca ka ndenjur deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Balla: Kërkojmë 5 minutas pushim që mazhoranca të vij me një propozim konkret, të shprehemi do bëhemi ne pjesë e shkeljes së kushtetutës apo jo.
Bylykbashi: (kërkon fjalën) Po Strazimiri
Balla: Merri leje Strazimirit që të na japë leje ne.
Ora 14:00 Miratohet procesverbali, nis diskutimi i drafteve të PD
Balla: Te shqyrtojme sot raportin e Komisionit te Venezias
“Propozoj që dy anëtarë të komisionit të posaçëm, nga mazhoranca zonja Hysi dhe nga opozita njëri prej anëtarëve, brenda një kohe të shkurtër të na bëjnë një përmbledhje të raportit të ardhur nga komisioni i Venecias dhe pastaj gjetjet që do të bëjnë dy kolegët të jenë udhërrëfyesi për të shqyrtuar edhe propozimet që do të vijnë. Propozimet që kanë ardhur nga ana juaj dhe propozimet që do të bëjmë edhe ne”­ – deklaroi Balla.
Por kreu i komisionit vendosi të mos hedhë në votim propozimin e deputetit Balla. Bylykbashi propozoi që raporti i Komisionit të Venezias të shqyrtohen në mbledhjet e ardhshme, propozim i cili u miratua edhe nga deputetët e mazhorancës, pavarësisht rezervave të deputetit Balla për faktin që propozimi i tij nuk u hodh fare në votim.
“Të gjithë anëtarët e komisionit kanë marrë dijeni për të gjithë brendinë e raportit të komisionit, material shumë i vyer. Gjykoj që ky komision nuk mund të diskutojë mbi raportin. Ne na ka ardhur si dokument që do të na udhëheqë në punën tonë dhe për rrjedhojë ne mund ta marrim të mirëqenë vetëm kështu. Ne marrim frytin e asaj pune. Shume i mirë si dokument na ndihmon”­, – deklaroi Bylykbashi.
Halimi: E kemi marre parasysh raportin e Venezias
Në të njëjtën linjë vlerësimi, edhe deputeti demokrat Eduard halimi tha se në draftin e propozuar prej opozitës janë është marrë parasysh relacioni i Komisionit të Venecias.
“Ne nuk kemi tagër të diskutojmë e ka mirë se ka mirë komisioni i Venecias, nuk e bëjmë dot ketë. Qytetarët presin sot, pikë e parë drafti i ligjit për dekriminalizimin. Sigurisht duhet ndryshuar Kushtetuta. Ne duhet t’ia rekomandojmë kuvendit këtë, bashkë me ligjin. Kushtetuta duhet ndryshuar. Ke një rekord kriminal, ke një mandat, që e mban me rekorde kriminale, atë mandat do ta lesh”­, – tha Halimi.
Opozita e quajti mungese te vullnetit politik nga ana e mazhorances kerkesen e tyre te vazhdushme per te diskutuar raportin e Komisionit te Venezias, duke e perkthyer si qellim te deputeteve socialiste per te penguar dekriminalizimin me nje ligj te posacem. 
Në shkurt 2015, Kuvendi vendosi ngritjen e komisionit të posaçëm për zbatimin e marrëveshjes maxhorancë-opozitë, e miratuar me unanimitet më 24 dhjetor në parlament. 
Sigal