Komisioni për CEZ, Balla i dërgon shkresë Policisë: “Merreni dhe silleni me forcë Sali Berishën”

437
Sigal

E kishte paralajmëruar disa herë, por sot me sa duket do të ndodhë, Sali Berisha do të shoqërohet me forcë në komisionin e hetimor për privatizimin e “CEZ”. Deputeti socialist, Taulant Balla në cilësinë e kryetarit të Komisionit Hetimor për CEZ ka dorëzuar një shkesë në polici për të shoqëruar me forcë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Ballës kjo është hera e tretë që Berisha thirret për të dëshmuar, pasi më parë është vënë në dijeni edhe dy herë të tjera me anë të shkresave zyrtare. “Shkresa Berishës iu dërgua nga unë si kryetar i komisionit dhe nga sekretarja e përgjithshme e kuvendit”,- thotë ai.

Shkresa ndaj Berishës është publikuar edhe më herët nga Balla. Në të thuhet se nëse ai nuk paraqitet për të dëshmuar ne te, atëherë do të shkojë policia ta marrë me forcë.

Po kështu, disa javë më parë, nga foltorja e parlamentit, deputeti Balla i kërkoi Berishës të paraqitet në komisionin hetimor të ngritur për çështjen e CEZ, në të kundërt do të angazhohet policia për ta sjellë, në bazë të ligjit që kanë komisionet hetimore.