Komisioni për 2 anëtarët e KLD Subashi: Do raportojnë të hënën

54

TIRANE- Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj ka verifikuar në mbledhjen e sotme të gjithë dokumentacionin e ardhur nga KLD, Ministria e Drejtësisë, shkolla e Magjistraturës dhe ILDKPKI. Kreu i këtij komisioni, Armando Subashi tha se procesverbali i KLD i datës 28.5.2014 është i paplotë, ndërsa tha se në mbledhjen e ardhshme do të shqyrtohen raportet dhe shkresat, si dhe do të thirren dy anëtarët Çefa e Lelçaj. Nisur edhe nga tryeza e djeshme për reformën në drejtësi, Subashi i ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në komision. Pas akuzave të ngritura ndaj dy anëtarëve të KLD-së për shkelje të detyrës, u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e tyre.