Komisioni i sigurisë, PD-Tahirit: Po jepni dhe sigurinë me konçension; Ministri: Akuza dashakeqe

468
Ligjin për masat shtesë të sigurisë publike që detyron bizneset të vendosin kamera sigurie, Partia Demorkatike e cilëson dështim të Qeverisë në vendosjen e rendit. Deputetët demokratë në Komisionin e Sigurisë thanë se me këtë ligj Qeveria po jep edhe sigurinë me konçesion tek qytetarët. Në kundërpërgjigje të akuzave të opozitës, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, tha se një ligj i tillë ekziston në vendet europiane dhe është një masë e rëndësishme për rritjen e sigurisë. 
Partia Demokratike kundërshtoi ligjin për masat shtesë të sigurisë publike që parashikon vendosjen e kamerave në ambjente publike.
Deputetët demorkatë në Komsionin Parlamentar të Ligjeve akuzuan Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri për lidhje me krimin.
Por Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, tha se ky ligj vjen si model i kryeqyteteve kryesore europiane dhe i vjen në ndihmë policisë në parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale.
Ky ligj do të pasohet dhe me ndryshime në kodin penal.
Ligji detyron 6 kategori subjektesh publike dhe private që të marrin masa sigurie shtesë.
Në këto kategori përfshihen biznese që kanë mbi 50 punonjës, subjektet që merren me transportin e lëndëve të rrezikshme apo me transport publik, subjektet që ushtrojnë veprimtari në lojrat e fatit dhe ato që administrojnë mjedise për fëmijë si shkolla dhe çerdhe.
Sigal