Komisioni i Sigurisë po diskuton pr/buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes
Zv/ ministri Petro Koçi tha se ka pasur një shqetësim për buxhetin në raport me GDP-në dhe se nuk llogaritet zëri për ushtarakët në rezervë. Demokratët e quajtën buxhet të turpshëm
Petro Koçi: “Ka pasur një shqetësim për buxhetin në raport me GDP. Në këtë buxhet nuk llogaritet zëri për ushtarakët në rezervë. Sa i takon shqetësimit të Presidentit, s’ia kemi llogaritur rrogën si komandant i FA. Nuk me vjen mirë për qasjen e tij opozitare ndaj institucioneve
Flamur Noka: Keni një buxhet të turpshëm, dhe na bëni ironi. Po rrezikoni anëtarësimin në NATO me këtë paturpësi dhe arrogancë të mënyrës si i trajtoni Forcat e Armatosura
Asllan Dogjani: FA nuk mundet të përmbushin angazhimet e NATO me këtë buxhet. Edhe vendet e rajonit kanë një buxhet më të lartë
- Çuko: Presidenti më vjen keq ta them por është zgjatim i PD
- Braho në Komision: Krahas vërejtjeve, Presidenti në letër ka disa propozime